Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Larisa të Greqisë, ku një 25-vjeçar është hedhur nga një urë.
Bëhet me dije se 25-vjeçari është me origjinë shqiptare dhe se jetonte në Athinë, por që kishte shkuar në Larisë për arsye personale, ku edhe ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga një urë.
Shqiptari ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.