Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Në orët e para të mëngjesit tetë raketa ruse janë lëshuar në Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës.
Në këtë zonë ndodhet edhe termocentrali më i madh bërthamor në Europë. Kreu i administratës ushtarake rajonale Oleksandr Staukh në një komunikim për mediat u shpreh se një nga raketat ka goditur qendrën rajonale të Zaporizhzhia, pranë lumit Dnipro.
“Sipas informacioneve fillestare, një nga raketat goditi qendrën rajonale të Zaporizhzhia pranë lumit Dnipro. Ende nuk ka informacion për viktima apo të plagosur”, tha ndër të tjera ai.