Princi saudit nuk merr pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth

18 September 2022, 19:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Princi saudit nuk merr pjesë në varrimin e Mbretëreshës
Princi Bin Salman gjatë një takimi me mbretëreshën Elizabeth

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman nuk pritet që të marrë më pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, thotë një burim i Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

Burimi, i cituar nga Reuters, tha se mospjesëmarrja është vendosur nga sauditet.

Grupet e të drejtave të njeriut kritikuan vendimin për të ftuar Princin e Kurorës, i cili është sundimtari de fakto i Arabisë Saudite.

Princi, i njohur si "MBS", është akuzuar nga inteligjenca perëndimore se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në vitin 2018.

Ai e mohon akuzën. Por, ai është parë si një i pabesë në Perëndim dhe nuk ka qenë në Britani që nga vrasja brenda Konsullatës Saudite në Stamboll, thotë korrespondenti i sigurisë i BBC-së, Frank Gardner.

Burime pranë Ambasadës Saudite konfirmuan më herët se Princi i Kurorës do të vizitojë Londrën këtë fundjavë. Por Princi Turki al-Faisal, një tjetër mbretëror i lartë saudit, pritet të marrë pjesë në funeralin në vend të tij, tha burimi i Ministrisë së Jashtme.

Një ftesë në Kinë gjithashtu shkaktoi polemika, për shkak të trajtimit të Pekinit ndaj ujgurëve myslimanë në Xinjiang. Kina ka konfirmuar se do të dërgojë zëvendëspresidentin e saj, Ëang Qishan në funeral.


Video