James Hankins, një lamtumirë e bujshme nga Harvardi, historiani i njohur: Po vrasin historinë dhe kulturën perëndimore

31 December 2025, 08:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
James Hankins, një lamtumirë e bujshme nga Harvardi, historiani i
Universiteti i Harvardit

James Hankins, një nga studiuesit më të rëndësishëm të historisë dhe Rilindjes Italiane, ka njoftuar largimin e tij përfundimtar nga Universiteti i Harvardit pas 40 vitesh karrierë. Ai akuzon institucionin se po zëvendëson historinë me ideologji.

James Hankins nuk po largohet sepse doli në pension. Edhe pse është profesor emeritus që nga viti 1985 dhe autor i mbi 20 librave të përkthyer në mbarë botën, ai ka vendosur të mbyllë kontratën e tij për shkak të asaj që ai e quan “disorientim moral dhe intelektual” të universitetit.

Pse po ikën Hankins?

Sipas profesorit, Harvardi dhe universitetet e tjera elitare në Amerikë kanë marrë një drejtim të gabuar për disa arsye kryesore:

Ai thotë se “Historia e Perëndimit” po fshihet për t’u zëvendësuar me një “Histori Globale” të ideologjizuar, gjë që po i bën të rinjtë të mos njohin rrënjët e tyre.

James Hankins, një lamtumirë e bujshme nga Harvardi, historiani i

Hankins tregon raste tronditëse ku studentë të shkëlqyer (meshkuj të bardhë) janë refuzuar nga programet e doktoraturës vetëm për shkak të racës dhe gjinisë, duke ndjekur protokolle jozyrtare të “diversitetit”.

Profesori kritikoi gjithashtu masat e rrepta gjatë pandemisë, si mësimin me maska dhe seminaret në Zoom, të cilat sipas tij shkatërruan kuptimin e vërtetë të edukimit.

Ai përmend se pas protestave të Black Lives Matter, universiteti u “gjunjëzua” kolektivisht, duke prekur rëndë mënyrën se si zhvillohej puna akademike.

“Kur nuk u mëson qytetërimin, njerëzit bëhen të pacivilizuar”

Hankins nuk do të qëndrojë duarkryq. Ai ka njoftuar se do të transferohet në Universitetin e Floridës (Hamilton School), një institucion që ende është i përkushtuar ndaj mësimit të historisë së qytetërimit perëndimor.

Sipas tij, kjo krizë nuk është e re. Procesi i “shkatërrimit të rrënjëve” ka nisur që në vitet ’60, por sot ka arritur në një pikë ku vetë qytetërimi po mohon veten.

Ai beson se zgjidhja nuk vjen nga politika (si p.sh. nga Trump), por nga brenda sistemit arsimor, duke krijuar konkurrencë me modele të reja mësimdhënieje.


Video