Tragjike në Prizren/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 1-vjeçari

30 December 2025, 12:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tragjike në Prizren/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Prizren ku një fëmijë rreth njëvjeçar ka ndërruar jetë pas një zjarri të rënë banesën ku ndodhej vogëlushi.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po trajtohen në Emergjencë, ku ndodhen nën kujdes mjekësor.

Zjarri është fikur teksa shkaqet e rënies së tij janë ende të paqarta.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Video