Incident i rëndë në Gjirin e Omanit: Irani tenton të sekuestrojë anijen greke, ndërhyn flota e SHBA

5 July 2023, 18:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Incident i rëndë në Gjirin e Omanit: Irani tenton të
Foto ilustruese: Anije të Gardës Revolucionare iraniane

Një incident detar raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Gjirin e Omanit, ku autoritetet iraniane kanë tentuar të sekuestrojnë një anije cisternë greke.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se anjia në pronësi greke që transportonte naftë bruto po udhtonte nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Singaporit kur kapiteni ka vënë re lëvizjet e dyshimta të disa anijeve iraniane dhe menjëherë ka shtuar shpejtësinë dhe ka ndryshuar kursin.

Sipas zëdhënësit të flotës së pestë detare amerikane, Timothy Hawkins, një anije iraniane ka hapur zjarr ndaj tankerit grek, gjatë tentativës së dytë për ta sekuestruar.

Hawkins tha se breshëria e plumbave nga anija iraniane nuk ka shkaktuar viktima dhe se ekuipazhi i anijes është shëndoshë e mirë. Ai shtoi se dy anijet iraniane u tërhoqën pas “përgjigjes” së flotës amerikane.

Prej vitit 2019 incidentet detare në ujërat e Gjirit kanë qenë të shpeshta, teksa Irani është akuzuar se ka sulmuar apo tentuar të sekuestrojë anije të linjave ndërkombëtare të tregtisë.

Gjiri i Omanit është një pikë strategjike e rrugëve detare që ndodhet mes Iranit dhe Omanit, përmes së cilës kalojnë mijëra anije çdo ditë.


Video