Hakmarrje? Mediat ruse thonë se terroristët e sulmit në Moskë janë islamistë nga ky rajon

22 March 2024, 22:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hakmarrje? Mediat ruse thonë se terroristët e sulmit në
Foto nga vendngjarja

Dëshmitarët okularë të sulmit terrorist në Moskë kanë thënë se autorët dukeshin si “aziatikë dhe kaukazianë” dhe komunikonin në një “gjuhë të huaj, jo ruse”.

Mediat ruse pretendojnë se ata janë nga Republika e Ingushetisë dhe kanë publikuar foto të terroristëve të dyshuar.

Të paktën 50 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën nga sulmi me armë në sallën e koncerteve në një ndërtesë shumëkatëshe në Moskë.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Rusia kreu një “operacion anti-terrorist” në Republikën e Ingushetisë, duke deklaruar se “eliminoi një celulë terroriste”.

Hakmarrje? Mediat ruse thonë se terroristët e sulmit në
Foto e publikuar nga mediat ruse e autorëve të dyshuar të sulmit terrorist

Video