Të paktën 50 persona raportohet se kanë humbur jetën, dhe 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një holl koncertesh në Moskë, Rusi.
Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur pak çaste më parë në “Crocus City Hall”, ku qindra njerëz ishin mbledhur për të parë një koncert të grupit muzikor “Picnic”.
Breshëri armësh dëgjohet në sfond:
Rusya’nın Başkenti Moskova'da bir konser salonuna silahlı saldırı yapıldı çok sayıda ölü ve yaralının olduğu bildiriliyor pic.twitter.com/m6LAe9kbF0
— Politic Türk (@politicturk) March 22, 2024
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë qenë tre persona të veshur me uniforma ushtarake.
Autorët e dyshuar duke hapur zjarr:
⚡️⚡️ The first seconds of the attack on Crocus City Hall - two masked men with automatic weapons shoot the crowd, everyone is dead.
— NEXTA (@nexta_tv) March 22, 2024
Kremlin media reports an explosion. pic.twitter.com/7zXs2xAS0t
Më pas, godina është parë teksa ka shpërthyer në flakë. Mbeten ende të paqarta motivet e sulmit të rëndë.
Pamjet e rënda nga vendngjarja janë përhapur në rrjetet sociale ku dallohen trupat e pajetë të disa personave që ndodheshin në koncert. Qindra të tjerë, kryesisht të rinj dhe të reja kanë vrapuar në katin e parë të godinës për t'i shpëtuar plumbave.
Godina është përfshirë e gjitha nga flakët:
⚡️⚡️ The roof began to collapse in the Crocus City Hall. There are people in the building. pic.twitter.com/ILDXuy6SCh
— NEXTA (@nexta_tv) March 22, 2024