Komentatorja e zhvillimeve politike dhe aktivistja e njohur amerikane Candace Owens është pushuar nga puna, pas komenteve të saj lidhur me konfliktin Izrael Palestinë.
Oëens ishte pjesë e “The Daily Wire”, një rrjet mediatik konservator i themeluar nga Ben Shapiro.
Me drejtues izraelitë, Daily Wire e ka akuzuar Owens se ka tentuar që gjatë muajve të fundit të përhapë retorikë anti-semite. Përplasja u bë aq e fortë, teksa gjatë një interviste, një klerik i lartë hebre e quajti Owens “ni*ga”, një term pexhorativ për njerëzit me ngjyrë.
Teksa ka konfirmuar largimin nga rrjeti, Owens thotë se është “çliruar” tashmë.
Owens ka ngritur zërin kundër krimeve izraelite ndaj popullsisë civile palestineze.
“Asnjë qeveri askund nuk ka të drejtë të kryejë një gjenocid, kurrë. Nuk ka asnjë justifikim për një gjenocid. Nuk mund të besoj se kjo duhet të thuhet ose madje konsiderohet më pak e diskutueshme për t'u deklaruar”, deklaroi Owens në një postim në rrjetin social “X” në nëntor të vitit të kaluar.