
Në një kohë që Shqipëria i ka hapur dyert një zhvillimi kaotik të pasurive natyrore, me ndërtime me dhe pa leje fqinjët tanë po ndërmarrin vendime ekstreme për të ndalur dorën e njeriut në zonat e pashkelura.
Shembulli i fundit vjen nga Greqia. Qeveria greke ka miratuar një vendim që shpall zona ekstremisht të mbrojtura gjashtë male të pashkelura të vendit. Vendimi është aq i ashpër sa në këta male nuk mund të ngulet asnjë gozhdë, madje qeveria i ndalon vetes edhe ndërtimin e rrugëve.
Nisma është pjesë e programi ''Male të pashkelura'' për mbrojtjen e këtyre zonave që konsiderohen ende të virgjëra të Greqisë, duke ndaluar çdo ndërhyrje që do të ndryshon natyrën e tyre.
Gjashtë malet që mbrohen janë Timfi, Smolika, Haxhi, Malet e Bardha, Taijeti dhe Saosi.
Në këto zona nuk do të jepet me qira tokë apo truall, të hapen rrugë të reja, por as të vendosen turbina ere për prodhim energjie elektrike. Do të mirëmbahen monopatet historike e natyrore të tyre, do të rritet rëndësia që kanë, do të ofrohen më tepër për eskursione, për ecje me këmbë, për sporte të ndryshme si dhe për aktivitete të ekoturizmit.
