Topi në dorën e Kurtit e Vuçiç, Lajçak dhe Escobar: Kosova e barabartë në dialog, jo "Republikës serbe"

2 February 2022, 10:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Topi në dorën e Kurtit e Vuçiç, Lajçak dhe
Eskobar dhe Lajçak

Dy diplomatët perëndimorë, Eskobar dhe Lajçak kanë deklaruar se dialogu është vetëm çështje e Prishtinës dhe Begradit dhe se SHBA e BE nuk duan t’u imponohen palëve dhe se Kosova është e barabartë me Serbinë në dialog.

I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar dhe homologu i tij evropian kanë mbajtur një konferencë për mediet ku kanë shprehur dëshirën e tyre për një gjetje konstruktive mes Kosovës dhe Serbisë dhe se SHBA dhe BE nuk do t’u imponohen dy qeverive në këtë aspekt. 

Lidhur me dialogun, Lajçak u shpreh se Kosova është e barabartë në dialog me Serbinë dhe sa i përket asociacionit, BE nuk është e interesuar për krijimin e një Republike Serbe në Kosovë.

“Asociacioni është vazhdimisht temë e dialogut. Kosova është palë e barabartë në dialog, asgjë nuk mund t’i imponohet Kosovës. Askush nuk dëshiron një ‘Republikë serbe’ në Kosovë."

Por keni një zotim që keni marrë, mos u frikësoni për diçka që nuk ekziston dhe dilni me qëndrime

Ndërsa zv/ndihmës sekretari i Shtetit u shpreh për asociacionin se nuk është qëllimi i SHBA-ve për të gjetur një model që t’ua ofrojë palëve.

Për sa i përket Ballkanit Perëndimor ai u shpreh se duhet të jetë pjesë e BE-së për shkak të dinamikave të rajonit.

“Nuk duhet të jenë modele që minojnë sovranitetin e Kosovës. Pra, ne duhet të gjejmë një prej këtyre modeleve. Ato mund të gjenden, mund të negociohen dhe palët mund të pajtohen. Ky është qëllimi i dialogut. Nuk është qëllimi i SHBA-së të imponojë një ose të zgjedhë një model në emër të palëve. Megjithatë, ne mund të ndihmojmë.”  

 


Video