Regjistrohet rrufeja gjigante, ndriçoi qiellin në tre shtete amerikane

1 February 2022, 19:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Regjistrohet rrufeja gjigante, ndriçoi qiellin në tre shtete

Shkencëtarët kanë konfirmuar rrufenë më të madhe dhe më të gjatë si shtrirje kohore të regjistruar ndonjëherë.

Rrufeja e shtrirë në gjatësi pothuajse 770 kilometra dhe që zgjati për thuajse 10 sekonda ndriçoi qiellin në tre shtete të SHBA.

Rrufeja u përhap në të gjithë Misisipin, Luizianën dhe Teksasin. Rekordi i mëparshëm i një fenomeni të tillë u regjistrua në Brazil në 2018-n me 709 kilometra.

Një tjetër rrufe e regjistruar në vitin 2020 - në Uruguaj dhe Argjentinë - ka vendosur gjithashtu një rekord të ri për kohëzgjatjen në 17.1 sekonda. Rekordi i mëparshëm ishte 16.7 sekonda.

Sipas shkencëtarëve, të dy regjistrimet u zhvilluan në zona të prirura ndaj stuhive intensive që prodhojnë 'megarrufe', përkatësisht rajoni i Rrafshnaltës së Madhe të Shteteve të Bashkuara dhe pellgu La Plata i konit jugor të Amerikës së Jugut.

Shkencëtarët besojnë se në të ardhmen fenomene të ngjashme edhe më të ashpra do të regjistrohen falë zhvillimit të teknologjisë për kapjen e tyre, por edhe për shkak të ndryshimeve klimatike, që fajësohen për ashpërsimin gjithnjë e më shumë të stuhive.

Regjistrohet rrufeja gjigante, ndriçoi qiellin në tre shtete


Video