
Përhapja masive e virusit Omicron ka bërë që SHBA të vendos Kosovën në listë e 12 shteteve që përbëjnë rrezik për t’u vizituar për shkak të numrit të lartë të infektimeve me COVID- 19.
CDC ka kërkuar që të shmangin Kosovën dhe 11 shtete të tjera gjatë kësaj kohe, raporton Washingtonpost. Në mesin e 12 vendeve të reja bënë pjesë edhe Kosova, e cila gjatë muajit janar ka regjistruar numër të madh të rasteve të reja me virus.
Në shtetet që përfshihen destinacione të njohura turistike si: Cabo San Lucas, Cancún dhe Mexico City është parë që rastetet e infektuara me variantin Omicron të rriten ndjeshëm. Departamenti Amerikan i Shtetit ndryshoi udhëzimet e tij të udhëtimit për të hënën, që do të thotë “mos udhëto” për shkak të Covid-19.