Perëndimi "tradhtoi" Ukrainën? Presidenti: Duhet të mbështetemi vetëm në forcat tona

1 February 2022, 13:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Perëndimi "tradhtoi" Ukrainën? Presidenti: Duhet të

Volodimir Zelenski, presidenti i Ukrainës ka nënshkruar një dekret që do ta rriste ushtrinë me 100 mijë trupa në 3 vitet e ardhshme si mjet për të forcuar mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

Presidenti  Zelenski ditën e martë në një séance parlamentare tha se askush përveç ukrainasve nuk mund ta mbrojë vendin.

"Atdheu ynë, me të vërtetë ka shumë miq dhe ne u jemi mirënjohës, por ata kanë atdheun e tyre, mbajeni mend këtë. Kështu që askush përveç nesh, askush tjetër nuk mund ta mbrojë, shpëtojë apo ngrejë vendin tonë."

Vendimi i kreut të shtetit vjen në një kohë kur SHBA dhe NATO duket se i kthyen shpinën vendit properëndimor, pasi deklaruan se nuk do të dërgonin trupa në Ukrainë në rast se do të kishte përplasje me ushtrinë ruse.

Dekreti i presidentit ukrahinës, përveç 100 mijë trupave shtesë do të krijohen edhe 20 brigada shtesë dhe një rritje të numrit të ushtarëve profesionistë.Ushtria ukrainase aktualisht ka në gatishmëri 250 mijë trupa.


Video