Ukraina ndez gjakrat, replika të ashpra mes SHBA-së dhe Rusisë në OKB

1 February 2022, 09:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ukraina ndez gjakrat, replika të ashpra mes SHBA-së dhe Rusisë
Këshilli i Sigurimit

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara patën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një debat të ashpër mbi krizën në Ukrainë. Përfaqësuesi rus u shpreh për “histeri lufte”, kolegia e tij amerikane e kundërshtoi.

Me gjithë rezistencën e fortë të Rusisë Këshilli i Sigurimit të OKB-së zhvilloi në Nju Jork një takim të hapur për krizën në Ukrainë. Ky ishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, sepse Perëndimi ka frikë nga një ndërhyrje ruse në Ukrainë.

“Diskutimet rreth kërcënimit të afërt të ndonjë lufte janë provokuese në vetvete. Ato tingëllojnë pothuajse si thirrje dhe duan që kjo të ndodhë”, tha ambasadori rus në OKB Vasily Nebensia. Nebensia tha se diskutimi për grumbullimin e më shumë se 100,000 ushtarëve pranë kufirit me Ukrainën është ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij.

Rusia ka dislokuar vazhdimisht trupa brenda kufijve të saj pa shkaktuar histeri. Ambasadori rus në OKB tha se e refuzon seancën e hapur të Këshillit të Sigurimit si “diplomaci megafonike”.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield foli për “mobilizimin më të madh të trupave në Evropë prej disa dekadash” dhe tha se dislokimi i më shumë se 100,000 ushtarëve rusë në kufirin me Ukrainën përbën një “kërcënim për sigurinë ndërkombëtare” dhe justifikon një publik. Ajo po ashtu paralajmëroi për një “rrugë të rrezikshme” drejt luftës.

Ambasadori rus në OKB Nebensia mohoi se në kufi ishin dislokuar vërtet 100,000 ushtarë. Ai gjithashtu nuk bëri asnjë lëshim për të lehtësuar situatën dhe u largua nga takimi para se ambasadori i Ukrainës prano OKB-së, Sergei Kyslytsya, të merrte fjalën. Kyzlytsya theksoi se Moska ende nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të besueshëm për veprimet e saj ushtarake. “Prioritet” ka sipas tij një armëpushim në Donbas në Ukrainën lindore.

Ambasadori rus në OKB mohon se në kufi me Ukrainën janë dislokuar 100,000 ushtarë
Në fillim të takimit, Rusia u përpoq ta shmangte takimin në sekondën e fundit me votim. Megjithatë 10 nga 15 shtetet anëtare, votuan pro diskutimit të hapur.

Ukraina ndez gjakrat, replika të ashpra mes SHBA-së dhe Rusisë
Andrew Kelly

Video