Goditet rëndë flota ruse në Sevastopol, raketat e prodhimit britanik shkatërrojnë një nëndetëse dhe një anije

14 Shtator 2023, 19:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi në Sevastopol

Flota ruse në Detin e Zi ka marrë një goditje të rëndë nga një sulm me raketa “Storm Shadow” në portin e Sevastopolit në Krime.

Nga informacionet e deritanishme, një anije ruse dhe një nëndetëse e aftë për të mbajtur raketa bërthamore janë shkatërruar rëndë nga sulmi me raketa i ushtrisë ukrainase.

Goditet rëndë flota ruse në Sevastopol, raketat e prodhimit
Harta e portit të Sevastopolit

Të paktën tre raketa kanë goditur portin e thatë, aty ku anija dhe nëndetësja ishin nxjerrë për mirëmbajtje, ndërsa një raketë e tretë dyshohet se ka rënë në ndërtesën e portit duke shkaktuar dëme të mëdha.

Sulmi ka ndodhur natën e dy ditëve më parë, menjëherë pasi forcat speciale ukrainase kishin arritur të merrnin nën kontroll një naftëmbajtëse në Detin e Zi. Anija e shkatërruar është e llojit “Ropucha”, kryesisht shërben për transportin e ushtarëve ndërsa nëndetësja e klasit “Kilo” është e aftë të mbajë raketa bërthamore.

Video