Escobar viziton nesër Prishtinën me një mision të rëndësishëm, kë pritet të takojë

18 October 2022, 16:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Escobar viziton nesër Prishtinën me një mision të
Escobar dhe krerët e opozitës kosovare

Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, do të vizitojë nesër në Prishtinë.

Një javë pasi sekretari amerikan, Antony Blinken, bisedoi përmes telefonit me Kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i SHBA-së për dialogun vjen në Prishtinë. Edhe kësaj radhe me një “mision më të gjerë”.

Gazeta Express mëson se, përveç takimit me qeveritarë, Escobar ka ftuar tre kerët opozitarë, Memli Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn nga AAK-ja, për një takim në Ambasadën amerikane në Prishtinë. Takimi pritet të mbahet nesër në mesditë.

Gjithashtu, rreth orës 08:45, i dërguari special i SHBA-së, do të zhvillojë një takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Kjo është hera e dytë brenda pak muajve që i angazhauari special amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun vjen në Kosovë dhe mbledh opozitarët.

Herën e fundit, Escobar ka darkuar me të gjithë krerët e partive opozitare parlamentare, së bashku, në rezidencën e ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Atë kohë, emisari amerikan erdhi në Kosovë, pak ditë para afatit kur pritej të hynin në fuqi dy vendimet e Qeverisë për zbatimin e marrëveshjeve për reciprocitet në dokumente dhe targa të Serbisë. Ndërkombëtarët që po i druheshin eskalimit të situatës zbarkuan në Prishtinë.

Javëve të fundit është intensifikuar ndërhyrja e ndërkombëtarëve në dialogun Kosovë -Serbi.  

Përveç telefonatës së Sekretarit Blinken me Kryeministrin Kurtin dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuciç, janë angazhuar edhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe Presidenti Emmanuel Macron. Këta të dy u kanë dërguar Kurtit e Vuciçit propozime përmes këshilltarëve të tyre që vizituan Prishtinën e Beogradin në shtator. 


Video