"Lutuni tek Zoti"/ Avioni mbushet me tym, pasagjerët përjetojnë tmerr në ajër (VIDEO)

18 October 2022, 16:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Lutuni tek Zoti"/ Avioni mbushet me tym, pasagjerët
Kabina e avionit me tym

Momente paniku dhe tmerri kanë përjetuar në ajër 86 pasagjerë dhe anëtarët e bordit të një avioni, kjo për shkak se avioni me të cilin ata po udhëtonin u mbush me tym.

Avioni i kompanisë “SpiceJet”, i cili ishte ngritur nga aeroporti i Goas në Indi, u mbush me tym, ndërsa pretendohet se pasagjerëve iu tha nga stafi që të luteshin në Zot pasi situata ishte kritike.

Avioni u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e Hyderabad në Indi, ndërsa fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk pësoi lëndime.


Video