“E ekzekutuan për 30 mijë euro”, kush janë dy personat që akuzohen për vrasjen e Bedri Rexhepit

18 October 2022, 12:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E ekzekutuan për 30 mijë euro”, kush janë dy
Bedri Rexhepi

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu janë dy të dyshuarit kryesor për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi. Kështu tha sot prokurori i rastit në Prokurorinë Themelore, Armend Hamiti.

Prokurori ka njoftuar se tashmë ka ngritur aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut. Hamiti konfirmoi se motivi i vrasjes ishin 30 mijë euro për të cilat të dyshuarit besonin se i tanimë i ndjeri i kishte me vete.

“Vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material gjegjësisht shuma 30 mijë euro, të cilët të akuzuarit kanë besu se tani i ndjeri Bedri Rexhepi i posedonte, për të cilin kanë bërë plan dhe e kanë ekzekutu”, ka thënë Hamiti./Express


Video