E para grua, Giorgia Meloni betohet si kryeministre e Italisë

22 October 2022, 10:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E para grua, Giorgia Meloni betohet si kryeministre e Italisë

Giorgia Meloni është betuar si gruaja e parë kryeministre e Italisë dhe si liderja e parë e ekstremit të djathtë në krye të qeverisë së vendit. Liderja e “Brothers of Italy (FdI)”, Giorgia Meloni u betua përpara Presidentit Sergio Mattarella të shtunën.

Meloni merr drejtimin e qeverisë nga Mario Draghi pasi FdI-ja e saj udhëhoqi koalicionin e krahut të djathtë drejt fitores në zgjedhjet e përgjithshme të muajit të kaluar, duke fituar rreth 26% të votave. Kabineti prej 24 anëtarësh i Melonit, i cili përbëhet vetëm 6 gra ministre, u betua pas saj.

 


Video