6 të rinj shqiptarë kapen me drogë në Gjermani

22 October 2022, 00:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
6 të rinj shqiptarë kapen me drogë në Gjermani
Ilustrim

Autoritetet gjermane kanë arrestuar në Detmold gjashtë të rinj shqiptarë për posedim të lëndëve narkotike.

Të rinjtë u arrestuan në zonën e parkut “Lustgarte” i cili është i njohur për aktivitetin kriminal, ndërsa të rinjtë u kapën me lëndën narkotike kokainë dhe marijuanë para të cilat më pas u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj gjashtë personave është bërë një kallëzim penal për posedim të lëndëve narkotike, ndërsa ndaj tre meshkujve u konfirmua dyshimi se ata merreshin me lëndë narkotike në shkallë të gjerë.

Shqiptarët nga mosha 26 deri në 28 vjeç rezultojnë se nuk kanë vendbanim të përhershëm në Gjermani, ndërsa një gjykatës urdhëroi të mbaheshin në paraburgim deri në marrjen e masës përfundimtare


Video