E moshuara e dhunuar në azil është nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nura

2 November 2022, 17:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E moshuara e dhunuar në azil është nëna e dëshmorit
Aurona Pelaj dhe e moshuara

Ish-ushtari i UÇK-së, Adnan Hyseni është shprehur se gruaja e moshuar që u dhunua fizikisht nga punonjësja Aurona Pelaj në një azil në Pejë, është nëna e dëshmorit Taulant Nura.

Punonjësja shihet duke goditur me shpulla dhe këmbë në bark të moshuarën ndërsa vajzat e tjera e filmojnë dhe qeshin.

“NANE E VIDEO ESHTE NANE E DESHMORIT Kete informat ma dha nje mik i imi nga Gjakova. Gjaku i Deshmoreve ju VRAFT MOSTRA. Ajo NANE qe maltretohet mizorisht qenka NANE e nje Deshmori te UÇK-se Taulant Nura nga Gjakova i cili ra heorikisht ne Qabrat te Gjakoves bashk me Deshmorin nga Peja Ahmet Gjikolli duke luftu per lirin e te gjitheve e kjo NENE dhe gjaku i birit te saj u shpagu me tmerrin qe na dheu zemren dhe shpirtit.

Ky dom i tmerrin e jo i kujdesit ne Peje qenka pagu 700/800€ ne muaj qe NENA e Deshmorit te Kombit te kete kujdesin, respektin dhe trajtimin e merituar por mori dhunimin ne makaber qe ne Shqiptart kemi pas vetem nga pushtuesi serbo sllav”, ka shkruar Hyseni.

Punonjësja që dhunonte të moshuarën në shtëpinë e të moshuarve në Pejë është Aurona Pelaj. Ajo shfaqet në pamjet e publikuara në rrjet, teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet.

Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

E moshuara e dhunuar në azil është nëna e dëshmorit


Video