Vajza e së moshuarës, e cila është keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë është shprehur e tronditur për rastin. Në një prononcim për Gazetën Ekspress, e reja thotë e nëna e saj është në gjendje të rëndë dhe se vetë ajo gjithashtu nuk është mirë emocionalisht.
“Jemi të tmerruar,”- thotë vajza.
I pari që është përballur me pamjet e dhunës ndaj të moshuarës ka qenë bashkëshorti i saj. Ai thotë se ka lajmëruar menjëherë policinë sapo ka parë videon.
“E kam lajmëruar policinë e Gjakovës, siç duket e kanë arrestuar, të shohim tash kush është ajo, pse është përdorur ajo dhunë,”- ka thënë dhëndri i së moshuarës për RTV Dukagjinin.
Punonjësja që dhunonte të moshuarën në shtëpinë e të moshuarve në Pejë është Aurona Pelaj. Ajo shfaqet në pamjet e publikuara në rrjet, teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet.
Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.