Është zbuluar identiteti i punonjëses që shfaqej duke dhunuar në mënyrë çnjerëzore një të moshuar tek azili i pleqëve në Pejë të Kosovës.
Bëhet fjalë për shtetasen Aurona Pelaj nga fshati Novosellë i Pejës. Ajo është arrestuar nga policia së bashku me kryeinfermieren, e cila filmonte aktin e koleges dhe qeshte.
Vajza shfaqej duke e dhunuar me shpulla dhe shkelma të moshuarën. Pamjet shokuese po bëjnë xhiron e rrjetit, teksa veprimi i vajzave të reja ka tronditur jo pak opinionin publik në Kosovë.
Për këtë ngjarje ka patur një bum reagime të menjëhershme, si nga ana e qytetarëve, zyrtarë apo edhe personazheve publik në Kosovë.
“Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë. Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor”, ka shkruar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
"Çiftin e kësaj kriminele jo me e arrestu... po me vjerr në shesh nuk mjafton! Krijesë e flliqt, e poshtër, ... idiote e paskrupullt bashkë me këto hijenat që qeshin dhe inçizojnë. Personalisht këtë të ashtuquajtur infermiere e kisha bo për spital në këtë moment." ka shkruar moderatorja Liberta Spahiu.
“Video ma shqetësuese & zemërthyese që e kom pa viteve të fundit. Sa ma shpejt me e publiku emrin e institucionit ku ka ndodh kjo ngjarje e tmerrshme, emrin e kësaj kafshës që po ushtron dhunë, emrat e njerëzve të tjerë prezent që s’po e ndihmojnë plakën e shkretë… masanej, emrat e njerëzve që i kanë punësu k’to lopa, dhe kështu me rradhë… Ishalla djegni ne ferr e ua kthen Zoti ku ju dhemb ma së shumti. Amin!”, shkruan këngëtari Ylli Limani
“Dhimbje, lot, mall e merzi. Kushedi si ka perfundu ajo gru ne “Shtepine e Pleqeve ne Peje. Tu i bajte malle fmite? Familjaret? Tu dashte me gjete qetesi ne vitet qe i kane mbete, ajo gjendet mes flakareshave e t’keshmeve histerike te “motrave medicinale” TURP E TMERR” – shkruan aktorja Adriana Matoshi.