Bashkimi Europian i vendos gjobë të majme TikTok-ut, shkeli rregullat për mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve

15 Shtator 2023, 15:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
TikTok

Rrjeti social TikTok është gjobitur me 345 milionë euro për shkeljen e ligjit të Bashkimit Europian për të dhënat personale në llogaritë e fëmijëve, duke përfshirë dështimin për të mbrojtur përmbajtjen e përdoruesve të mitur nga opinioni publik.

Mbikëqyrësi irlandez i të dhënave, i cili rregullon TikTok në të gjithë BE-në, tha se aplikacioni në pronësi kineze kishte kryer shkelje të shumta të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave.

Nga zbulimi rezultoi se TikTok kishte shkelur mbrojtjen e të dhënave duke vendosur llogaritë e përdoruesve fëmijë në një cilësim "publik", dështim për të ofruar informacion transparent për përdoruesit fëmijë, lejimi i një të rrituri që të hyjë në llogarinë e një fëmije në cilësimin e “lidhjes familjare” duke mundësuar mesazhe direkte për moshat mbi 16 vjeç, dhe duke mos marrë parasysh siç duhet rreziqet që u vinin nën 13-vjeçarëve në platformë, të cilët ishin vendosur në një mjedis publik.

Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) tha se përdoruesit e moshës 13 deri në 17 vjeç drejtoheshin përmes procesit të regjistrimit në një mënyrë që rezultoi në vendosjen e llogarive të tyre publike, që do të thotë se çdokush mund të shohë përmbajtjen e një llogarie ose të komentojë mbi të.

Komisioni zbuloi gjithashtu se opsioni i “lidhjes familjare”, e cila i jep një të rrituri kontroll mbi cilësimet e llogarisë së një fëmije, nuk kontrollonte nëse i rrituri në fjalë dhe përdoruesi fëmijë ishte prind apo kujdestar.

Video