Banksy pikturon mbi tabelën rrugore, grabitet brenda pak minutash

23 December 2023, 18:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Banksy pikturon mbi tabelën rrugore, grabitet brenda pak minutash
Një person vjedh tabelën "STOP" mbi të cilën ka pikturuar Banksy

Policia Metropolitane ka nisur një hetim pas grabitjes së një tabele rrugore në jug të Londrës, mbi të cilën kishte pikturuar misterioz Banksy.

Piktura në një tabelë STOP me tre drone ushtarake, u zbulua pranë Commercial Way në Peckham, të premten.

Por brenda një ore tabela u rrëmbye nga një person, menjëherë sapo u konfirmua se piktura ishte e Banksy, ndërsa dëshmitarët fotografuan skenën.

Banksy pikturon mbi tabelën rrugore, grabitet brenda pak minutash

Policiat tashmë po e trajton si vjedhje por oficerët ende nuk kanë bërë ndonjë arrestim.

Një pronar galerie i tha BBC-së se vepra e artit mund të vlejë deri në 500,000 paund.

Jasmine Ali e Këshillit të Southwark tha se ajo kishte besim të plotë se policia do e gjejë kush e rrëmbeu tabelën.

Banksy pikturon mbi tabelën rrugore, grabitet brenda pak minutash

“Nuk po flasim vetëm për një tabelë rrugore këtu, ajo është një vepër arti që është vendosur atje për komunitetin. “Është art i rrugës dhe është për njerëzit”, tha ajo.

Met tha se një shenjë e re e trafikut ishte vendosur për të shmangur rrezikimin e përdoruesve të rrugës.

Një zëdhënës shtoi: "Ne jemi të vetëdijshëm për pamjet që po shpërndahen që tregojnë se tabela po hiqet

“Kushdo që mund të ketë informacion për incidentin apo vendndodhjen e tabelës, kërkohet të telefonojë policinë”.

Banksy pikturon mbi tabelën rrugore, grabitet brenda pak minutash

Kjo nuk është hera e parë që vepra të pikturuara nga Banksy, një artist të cilit nuk i dihet identiteti, shfaqen në rrugë por tendohen të grabiten për shkak se koleksionistët janë të gatshëm të paguajnë miliona lekë për to.



Video