Tragjedi në Rusi, “babagjyshi” i Vitit të Ri bie nga kati i pestë dhe humb jetën

22 December 2023, 20:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedi në Rusi, “babagjyshi” i Vitit të Ri bie nga kati
Momenti tragjik

Një tragjedi ka ndodhur në qytetin rus Chelyabinsk, pasi një burrë i veshur si babagjyshi i Vitit të Ri ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese duke humbur jetën në vend.

Burri i veshur si babagjyshi (i njohur dhe si babai i Krishtlindjes) kishte qëllim të ngjitej në ballkonin e një godine 5-katëshe me thesin e mbushur me dhurata për të surprizuar një grup fëmijësh.

Por për fat të keq, ai u rrëzua dhe ndërroi jetë në vend. Shumë nga të pranishmit nuk po e kuptonin situatën në fillim, pasi menduan se rënia mund të ishte pjesë e ndonjë skenari.

Autoritetet sqaruan më pas se rënia ishte shkaktuar nga një keqfunksionim në litarët, ndërsa prokurorët po hetojnë mbi ngjarjen.

Organizatorët e eventit deklaruan se burri u kishte thënë se ishte një alpinist profesionist.

Tragjedi në Rusi, “babagjyshi” i Vitit të Ri bie nga kati


Video