“Bomba” e gazetës amerikane: Prigozhinin e vrau njeriu i afërt i Putinit!

22 December 2023, 19:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Bomba” e gazetës amerikane: Prigozhinin e vrau njeriu i
Vladimir Putin / Nikolai Patrushev / Yevgeny Prigozhin

Krahu i djathtë i Vladimir Putinit, këshilltari i sigurisë, Nikolai Patrushev, dyshohet se qëndron pas vrasjes së shefit mercenar të Wagner, Yevgeny Prigozhin në fillim të këtij viti.

Prigozhin vdiq në një aksident ajror psi avioni i tij privat u rrëzua në periferi Moskës në gusht të këtij viti.

Burime për mediat amerikane zbuluan se këshilltari i sigurisë së Putinit, Nikolai Patrushev, dyshohet se ishte pas komplotit të vrasjes.

“Bomba” e gazetës amerikane: Prigozhinin e vrau njeriu i
Yevgeny Prigozhin

Sipas një hetimi të nisur nga Wall Street Journal pas vdekjes së shefit të Wagner, Patrushev fshehu një “pajisje të vogël shpërthyese” nën krahun e avionit privat të Prigozhin përpara se të nisej për në Shën Petersburg më 23 gusht.

Gazeta citon një ish-oficer të inteligjencës ruse, i cili pretendonte se Patrushev “i dha urdhër ndihmësit të tij që të vazhdonte në formimin e një operacioni për asgjësimin e Prigozhin”.

Putinit thuhet se “iu treguan planet [e vrasjes] dhe nuk kundërshtoi”.

“Bomba” e gazetës amerikane: Prigozhinin e vrau njeriu i
Rrëzimi i avionit të Prigozhin

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov konfirmoi se Moska ishte në dijeni në investigimit të gazetës amerikane, por refuzoi të komentonte mbi këtë çështje.

“Ne e pamë këtë material, por nuk do të donim të komentonim mbi të”, deklaroi Peskov. “Nuk ka gjasa që materiale të tilla të mund të komentohen”, shtoi ai.

Sergej Markov, një analist politik pro-Kremlinit, deklaroi se gazeta WSJ dhe Perëndimi duan të “diskreditojnë” Patrushevin duke fajësuar ndihmësin e sigurisë së Putinit për vdekjen e Prigozhin.

Prigozhin dhe nëntë të tjerë u vranë më 23 gusht kur avioni “Embraer Legacy 600” i shefit të “Wagner” u rrëzua në periferi të Moskës ndërsa po udhëtonte për në Shën Petersburg.

“Bomba” e gazetës amerikane: Prigozhinin e vrau njeriu i
Vladimir Putin / Nikolai Patrushev / Yevgeny Prigozhin


Video