Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë ka arritur të çmontojë 50 kamera ilegale të vendosura në disa fshatra me popullsi serbe në Gjilan.
Sipas medieve vendase, kamerat kryenin filmime ilegale duke u kontrolluar nga qarqe ekstremiste serbe, deri me lidhje në Beograd.
Aksioni është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Prokurorisë së Gjilanit, Liridona Xheladini.
“Ju njoftojmë se me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan, Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 50 kamera në fshatrat serbe në regjionin e Gjilanit, pasi dyshohet se të njëjtat janë përdorur për fotografime dhe incizime të paautorizuara.
Rasti është kualifikuar si “Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara”, nga neni 202 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.