Balonat përgjuese kineze, reagon Biden: Nuk kërkoj falje për rrëzimin e tyre!

16 February 2023, 21:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Balonat përgjuese kineze, reagon Biden: Nuk kërkoj falje për

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka reaguar në lidhje me rrëzimin e balonave përgjuese kineze. Në një konferencë për shtyp, Biden u shpreh se nuk do të kërkojë falje për rrëzimin e objektit të katërt, por megjithatë do të flasë me presidentin kinez.

Biden thekson se nuk është penduar që ka rrëzuar balonën e parë mbi Karolinën e Jugut dhe nuk i ka kërkuar falje Kinës dhe as nuk ka ndërmend.

Joe Biden ka qenë nën presion në rritje për të folur drejtpërdrejt me publikun për balonën e supozuar të mbikëqyrjes kineze, si dhe për tre objektet e paidentifikuara që avionët luftarakë amerikanë janë përpjekur të shkatërrojnë gjatë javës së kaluar.


Video