Tjetër vdekje misterioze në “elitën” ruse, zyrtarja hidhet nga dritarja!

16 February 2023, 19:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tjetër vdekje misterioze në “elitën” ruse, zyrtarja

Një zyrtare ruse e Mbrojtjes ka vdekur në mënyrë misterioze pasi ra nga dritarja e një ndërtese të lartë në Shën Petersburg.

Shefja e departamentit të mbështetjes financiare të Qarkut Ushtarak Perëndimor, Marina Yankina, 58 vjeç, u tha se kishte lënë dokumente në ballkon, përpara se të binte 160 metra drejt vdekjes së saj.

Trupi i gruas u gjet në rrugën Zamshina të mërkurën, njoftuan mediat lokale. Sipas informacioneve paraprake, 58-vjeçari Yankina u zbulua nga banorët e zonës të cilët njoftuan autoritetet.

Policia më vonë gjeti dokumente dhe sende personale në ballkonin e përbashkët në hyrje të ndërtesës, që besohet se i përkasin Yankina.

Nga raportet e para bëhet me dije se ajo nuk jetonte në ndërtesë. Aktualisht hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së gruas.

Yankina ka punuar më parë në Shërbimin Federal të Taksave dhe ka shërbyer si Zëvendës-kryetare e Komitetit të Marrëdhënieve Pronësore të Shën Petersburgut, sipas Fontanka. Ajo besohej të kishte qenë një figurë kyçe në financimin e luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë.

Yankina është bërë figura e lartë e fundit që ka vdekur në rrethana misterioze, pasi në fillim të kësaj jave, gjeneralmajor Vladimir Makarov, 72 vjeç, i cili u pushua nga puna nga Vladimir Putin një muaj më parë, u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij pranë Moskës.

Ai ishte përgjegjës për “luftën kundër ekstremizmit” në Rusi, ku sipas mediave të huaja ai drejtoi “gjuetinë e shtrigave” për të larguar rivalët e Presidentit, si dhe gazetarët.

Muajin e kaluar, ish-kryeministri i një rajoni rus të pasur me naftë, Magomed Abdulayev, 61 vjeç, u përplas nga një makinë teksa po kalonte një rrugë.

Ai u godit nga një makinë Niva në qytetin Makhachkala në Detin Kaspik. Në total, të paktën nëntë manjatë dhe figura të industrisë të lidhur me regjimin vdiqën në rrethana të dyshimta gjatë vitit të kaluar.

Në dhjetor, shefi i tankeve, gjenerali Alexei Maslov, 69 vjeç, vdiq papritur vetëm një ditë pasi Putini anuloi një takim me të.

Vetëm disa ditë më parë, një nga krerët më të lartë të marinës ruse vdiq gjithashtu papritur në moshën 65-vjeçare.

Alexander Buzakov ishte drejtori i përgjithshëm i kantiereve të anijeve Admiralty në Shën Petersburg, i ngarkuar me ndërtimin e nëndetëseve të reja për Rusinë.

Vdekja e tij u përshkrua si “e papritur, e parakohshme dhe tragjike”. Katër anëtarë të tjerë të elitës shkencore dhe ushtarake të Rusisë vdiqën para dhe pas Krishtlindjeve.

Një nga inxhinierët kryesorë të Putinit, Vladimir Nesterov, vdiq papritur në moshën 74-vjeçare. Multimilioneri Pavel Antov ra nga dritarja e një hoteli në Indi, ku po udhëtonte për pushime për ditëlindje.

I listuar më parë si politikani më i pasur i zgjedhur i Rusisë në vitin 2019, ai e kishte cilësuar sulmin e Ukrainës si “terror” dhe ishte një nga kritikët kryesor të pushtimit rus.


Video