Arrestimi për spiunazh i Fatmir Shehollit, del audiopërgjimi për lidhjet me Milan Radoiçiç

10 Tetor 2025, 09:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fatmir Sheholli dhe Milan Radoçiç

Sot është publikuar një audioincizim në të cilin është i përfshirë Fatmir Sheholli, i arrestuar nën dyshimet për spiunazh.

Në incizim e publikuar nga Radio Televizioni dëgjohet Sheholli duke biseduar me dy persona – një grua dhe një burrë, të cilëve u tregon për lidhjet e tij me Listën Serbe dhe me terroristin Milan Radoiçiç.

“Unë jam me ta para së gjithash mik i madh, përndryshe edhe punojmë aktivisht. Pozita ime është shumë…për opinionin e çuditshme. Unë kam përkrahje të madhe në Serbi. Kam përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga Lista Serbe, në gjithçka..Prandaj them që është mjaft e çuditshme në opinion, por nga ana tjetër…do të thotë që unë duhet të…miku im i madh është Milan Radoiçiç. Miku im i madh, edhe mik i tyre. Kjo që po ndodh, këtë që po flasim merre me rezervë”, thotë Sheholli gjatë bisedës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi të enjten se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar Fatmir Sheholli, nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”.

Gjithashtu, gjatë së enjtes njësitë relevante të Policisë së Kosovës kryen bastisje në vendbanimin e Shehollit, duke larguar nga vendi i ngjarjes provat materiale që mund të lidhen me hetimet.


Video