Klopp merr frymë në Mynih, Holanda barazon në fund ndaj Greqisë. Portugalia harron CR7 dhe mposht Danimarkën

1 October 2026, 22:51Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Klopp merr frymë në Mynih, Holanda barazon në fund ndaj
Portugalia harron CR7 dhe mposht Danimarkën

Gjermania më në fund feston nën drejtimin e Jurgen Klopp. “Pancerat” mposhtën 2-0 Serbinë në Allianz Arena, në ndeshjen e tretë të Grupit A2 të Ligës së Kombeve, duke i dhënë trajnerit gjerman fitoren e parë në stolin e kombëtares.

Pas barazimit 1-1 me Holandën në debutim dhe humbjes 0-1 ndaj Greqisë, Klopp gjeti më në fund suksesin e parë me Gjermaninë. Në Mynih, trajneri ndryshoi ndjeshëm formacionin dhe i dha hapësirë disa prej emrave të rinj.

Gjermania e zhbllokoi takimin në minutën e 39-të. Florian Wirtz goditi shtyllën, ndërsa Tom Bischof ishte në vendin e duhur për të përfituar nga topi i kthyer dhe për të shënuar golin e parë të tij me kombëtaren.

Në pjesën e dytë, në minutën e 61-të, erdhi edhe goli i dytë. Florian Wirtz përfitoi nga pasimi i Maximilian Mittelstadt dhe me qetësi e dërgoi topin në rrjetë për 2-0. Gjermania e kontrolloi ndeshjen deri në fund dhe mori tri pikët e shumëkërkuara. Fitorja ishte veçanërisht e rëndësishme pas humbjes me Greqinë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Greqia dhe Holanda dhuruan një përballje dramatike në Selanik. Grekët kaluan në avantazh në minutën e 23-të me Fotis Ioannidis, ndërsa në fundin e pjesës së parë Giorgos Masouras shënoi për 2-0. Holanda reagoi pas pushimit dhe ngushtoi diferencën në minutën e 59-të me Virgil van Dijk.

Kur dukej se Greqia do të merrte një tjetër fitore të madhe, Tijjani Reijnders shënoi në minutën e 89-të dhe i dha Holandës barazimin 2-2. Kështu, pas tri ndeshjeve, Greqia kryeson Grupin A2 me 7 pikë, Holanda ka 5, Gjermania 4 dhe Serbia mbetet pa pikë. Gjermania rikthehet në garën për dy vendet e para që të çojnë në çerekfinale.

Portugalia vijon marshimin e saj në këtë edicion të Nations League. Skuadra luzitane iu imponua edhe Danimarkës në Kopenhagen duke e mundur 3-0.

Portugalia zbriti në fushën e lojës me rrëmujën e madhe të krijuar nga largimi i beftë i Cristiano Ronaldos nga kombëtarja, por mesa duket tensionet nuk u vunë re në fushën e lojës. Vetëm 13 minuta lojë i mjaftuan skuadrës luzitane për të marrë avantazhin në 1-0 me golin e shënuar nga Joao Cancelo pas një asisti të marrë nga Gonçalo Ramos. Pak çaste më vonë, në minutën e 25 ishte Danimarka që shënoi me Damsgaard duke barazuar shifrat në 1-1.

Por barazimi zgjati shumë pak, pasi vetëm 2 minuta më vonë Portugalia shënoi sërish dhe këtë radhë ishte vetë Gonçalo Ramos që shënoi në portën daneze pas një kombinimi me Bruno Fernandes duke marrë kryesimin në 2-1, shifra me të cilat u mbyll pjesa e parë e sfidës. Në fillimin e 45 minutat e dyta, Danimarka barazoi shifrat në 2-2 me Hojlund pas një kundërsulmi. Një gol që iu dha zemër skandinavëve që tentuan edhe me Maehle, por pa sukses.

Nuk vonoi shumë dhe Portugalia shënoi sërish duke marrë kryesimin në 3-2 me golin e Vitinhas. Në minutat e fundit, Portugalia shënoi sërish, tani me Joao Felix duke e çuar rezultatin në 4-2 me skuadrën e Jorge Jesus që regjistroi fitoren e tretë radhazi dhe tani kryeson e qetë grupin me 9 pikë të plota.


Video