Nuk është vetëm Monika Kryemadhi që mbathet në luks dhe ua shfaq atë nën hundë qytetarëve, në fushata elektorale, apo edhe në konferenca për shtyp e dalje të tjera publike ku ‘u qan hallet’.
Edhe Ilir Meta s’qëndron më pas. Çifti, që u shfaq së fundmi në një prej lagjeve më luksoze të Londrës duke soditur butiqeve e dyqaneve të zonës me sa duket ka tjetër standard nga ai që thonë e që shqiptarët perceptojnë.
Ish-Presidenti, si ish-sportist kujdeset që atletet që vesh t’i ketë sa më cilësore. Meta, në një prej shumë fotografive që ka hedhur në rrjetet sociale shfaqet duke ndërtuar kështjellë rëre me një fëmijë.
Ajo që Voxnews analizoi nga kjo foto janë atletet e Metës. Kreu i Partisë së Lirisë, që veç ngjyrave të flamurit të partisë me emrin e ri ka ngritur edhe flamurin e antikorrupsionit, shfaqet me një palë atlete Adidas Yeezy Boost.
Çmimi i tyre? Plot 680 dollarë, ose 700 mijë lek, më shumë edhe se shapkat e Monika Kryemadhit. Me këto atlete mbathur, Meta u uron shqiptarëve një fundjavë shumëngjyrëshe më 20 gusht të këtij viti.
Voxnews ka denoncuar më herët shfaqjen plot prepotencë të luksit nga ana e Monika Kryemadhit, që nga shapkat, vathët, xhaketa e deri te syzet, aksesorë që shkojnë disa milionë lek.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.