Hapet dosja e Kompleksit Partizani, SPAK nis hetimet për Berishën dhe dhëndrin e tij Abi

8 March 2022, 19:59Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hapet dosja e Kompleksit Partizani, SPAK nis hetimet për Berishën dhe

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastrim parash.

SPAK i ka kthyer përgjigje Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës i cili më 18 shkurt i dërgoi një letër ku kërkonte informacione se çfarë është bërë me hetimet pas padisë së tij në vitin 2020 për privatizimin e kompleksit Partizani nga familja Berisha.

Në përgjigjen e SPAK thuhet se çështja është nën hetim dhe se është regjistruar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon ‘pastrim të produkteve të veprës penale’.

Hapet dosja e Kompleksit Partizani, SPAK nis hetimet për Berishën dhe

Kërkesa e Ballës erdhi pas deklaratave që bëri në parlament ku hodhi akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Më 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

 


Video