Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit 5 milionë lekë pse doli në protestë

9 Nëntor 2026, 21:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit 5 milionë

Erindi, 17 vjeça, u gjobit me 5 milionë lekë nga shteti shqiptar sepse mori pjesë në protestën që mbahet për 163 ditë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Vetëm 17-vjeç dhe me një dëshirë të madhe për të jetuar dhe ndërtuar të ardhmen e tij në Shqipëri, por duket se fati ka rezervuar një sfidë për të riun.

Situata e tij aktuale është sjellë në vëmendje nga gazetari Osman Stafa, duke treguar edhe realitetin dhe kushtet e vështira ekonomike në të cilën 17-vjeçari jeton.

Me krenari, Erindi tregon se në dhomë mban flamurin kuq e zi. Në kushte shumë të vështira jetese, në një shtëpi ku mungon thuasje gjithçka, pa asnjë mbështetje është i detyruar të jetojë bashkë me babain, motrën dhe vëllain, në një situatë sfiduese.

“Kurani është gjithçka për mua. Shkoj në xhami. Kam mësuar vetë të shkoj. Nuk më ka mësuar njeri. Lutem për të pasur një të ardhme më të mirë, shtëpi të mirë, të jetoj si gjithë të tjerët. Asnjë ndihmë nga shteti. Vetëm gënjeshtra. Kanë ardhur do jua bëjmë shtëpinë.

Kanë ardhur punonjës të bashkisë. Na i kanë prerë dritat më parë, para 4 vjetësh. I prenë, babai i lidhi, ditën tjetër i prenë prapë dhe vunë gjobë 400 mijë lekë. Dritat kemi 10 muaj pa i paguar. Nëna më mungon shumë. Çdo gjë do ishte më ndryshe. Do isha më i lumtur sot.

E kujtoj si gjithçka. Ajo është gjithçka për mua, pavarësisht se nuk jeton më. Do jetë gjithçka për mua derisa të vdes. U gjobita prapë dje, 50 mijë lek. Se ke qenë me protestuesit. Dhashë intervistën dhe u gjobita me 50 mijë lek. Nuk më frikëson. Normal që do jem deri në fund”, shprehet ai.

Ai tregoi se edhe më parë i kanë prerë edhe dritat, dhe se kanë paguar edhe gjobë. Pas intervistës ku tregoi se ishte gjobitur me 5 milionë lekë, ai tregoi se ishte gjobitur sërish me 50 mijë lekë të vjetra.

Erindi tregoi se ka humbur nënën nga kanceri, dhe motra dhe vëllai kanë nevojë për shërbime nga shteti shqiptar, por vetëm motra merr një kemp që nuk i përmbush aspak mundësitë dhe nevojat e saj.

Dhe mbi të gjitha një gjobë që i vjen nga shteti, ndërsa do të duhet t’i dilte në krah kësaj familje përballë kësaj drame. Ai thotë se do të dalë në protestë, për të ardhmen e tij, për Shqipërinë. 

 


Video