Kush bashkëpunoi me gjermanët?

28 November 2022, 21:29Histori SHKRUAR NGA MARENGLEN KASMI
Kush bashkëpunoi me gjermanët?
Kolone gjermane ne Tirane

Pas përfundimit të Operacionit të Dimrit 1943-1944, ardhja e pranverës shënoi jo vetëm rigjallërimin e lëvizjes partizane, por po ashtu edhe aktivitetin më të lartë të forcave nacionalistë sa i përket bashkëpunimit me ushtrinë gjermane. Në një dokument të Komandës së Korparmatës XI malore të Wehrmacht-it gjerman, e datës 14 prill 1944, me tematikë “Sqarime mbi hartën e bandave në Shqipëri”, listohen gjithë grupimet luftarake shqiptare.

Lista fillon me bandat që luftonin kundër ushtrisë gjermane (pika A), çka nënkuptonte forcat partizane, vazhdon me  “B. Banda me qëndrim neutral”, ku jepen emrat e Abaz Kupit me 500-3000 forca, Fiqiri Dines me 300 forca dhe Myftar Kaloshit me 500 burra dhe mbyllet me “C. Grupet e sigurisë dhe bandat që bashkëpunojnë me Wehrmacht-in”, çka nënkuptonin forcat nacionaliste, ku pjesa më e madhe e tyre ishin të organizuara nën drejtimin e Ballit Kombëtar.

Numri i përgjithshëm i pushkëve të forcave nacionaliste që gjermanët japin në këtë listë është 15.350 pushkë, të grupuara në mbi 70 çeta luftëtarësh. Në këtë listë janë përfshirë edhe 2-3 çeta balliste të Maqedonisë, të cilat gjithsesi janë të pakta në numër. Nëse shikojmë listën, arrijmë në përfundimin se në të janë përfshirë thuajse të gjitha çetat aktive të Ballit Kombëtar, të ndarë sipas zonave dhe organizimit të tyre luftarak, nga niveli i çetave e deri në batalion. Në listë, emrat e nënvizuar nënkuptojnë drejtuesit kryesorë nacionalistë të zonave përkatëse (qarqeve) dhe pas tyre janë  renditur emrat e drejtuesve e çetave.

Më poshtë po japim të plotë faksimilen e dokumentit që është nxjerrë nga arkivat gjermane (BA/MA RH 19XI/10b) dhe te zbardhur pikën C të kësaj liste.

“C. Grupet e sigurisë dhe bandat që bashkëpunojnë me Wehrmacht-in”:

Kush bashkëpunoi me gjermanët?

Kush bashkëpunoi me gjermanët?

Kush bashkëpunoi me gjermanët?

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video