Bajlozi në mitologjinë shqiptare dhe legjenda e Gjergj Elez Alisë

10 Dhjetor 2022, 19:29Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bajlozi në mitologjinë shqiptare dhe legjenda e Gjergj Elez Alisë

Bajlozi apo balozi, figurë e rapsodive popullore shqiptare; përfytyrohej si një vigan, i cili vinte nga deti dhe bënte të këqija.

Fillimisht fjala ka patur kuptimin e ambasadorit.

Ngandonjëherë ngatërrohet me Arapin a Harapin.

Si Bajlozi, ashtu edhe Arapi simbolizojnë stuhitë, natyrore a shoqërore qofshin.

Gjergj Elez Alia

Gjergj Elez Alia është një figurë e njohur në folklorin shqiptar. Sipas folkloristit të madh Qemal Haxhihasani, ishte një “hero, që gëzon një popullaritet të gjerë në epikën tonë heroike, nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me çetën e Mujit e të Halilit, prandaj është marrë edhe si personazh i një nëncikli më vete në kuadrin e këngëve të kreshnikëve.” . P.sh. analiza e Ullmar Qvick, suedez, i cili me një pasion të rrallë jo vetëm ka mësuar gjuhën shqipe, por ka studiuar dhe njeh nga afër zakonet dhe traditat shqiptare. Me përkthimet dhe punën e tij, ai ka bërë te njohur veprat e shumë autorëve dhe njohjen e kulturës shqiptare në Suedi. Ai kishte nëntë plagë në trup. Ai rrinte gjithmonë i shtrirë në shtrat sepse ishte i plagosur rëndë

Legjenda

Në variantin shqiptar Gjergj Elez Alia, një malësor, ka nëntë plagë të rënda mbi trup dhe dergjet në shtratin e vdekjes. Shumë ka luftuar kundër shtypësve të huaj; nënë e babë i kanë vdekur, por motra e Gjergjit kujdeset për të natë e ditë te kryet. Dhe në këtë situatë një baloz i zi, një trim i prapë, ka dalë prej detit. Ky baloz rrënon e shkatërron vendin, duke prerë gjithë trimat që kanë guxuar t’i dalin në log të luftimit. I ka ardhur radha Gjergjit. Ai duhet të luftojë për nderin e shtëpisë dhe të motrës. Ai e urdhëron të motrën që të shkojë dhe t’i mbath gjokun (kalin) e luftës te nallban-probatini. Po ky tregohet njeri i mbrapshtë, se i lyp vajzës “faqet e sytë”. Vajza i përgjigjet atij rëndë me fjalë dhe niset e bie në derë të nallban-jaranit (kumbarës). Ky ia mbath kalin mirë e bukur e të nesërmen Gjergji i del në log të burrave bajlozit të tmerrshëm. Trimat në fillim hakërrohen me fjalë, pastaj nis një dyluftim nga më të egërit, dhe Gjergj Elez Alia më në fund del fitimtar – ai ia pret kryet armikut.

Ai kthehet në shtëpi, thërret përreth tij fshatarët, u fal atyre gjithçka ka nga pasuria e vet dhe u lë amanet të motrën. Por pikërisht në atë çast kur ai përpiqet ta përqafojë motrën për herë të fundit, që të dyve u pushojnë zemrat në kraharor, dhe vëlla e motër vdesin të përqafuar. Fshatarët hapin një varr të gjerë e të gjatë dhe i varrosin ata ashtu siç janë të pushtuar njeri me tjetrin. Dhe u mbjellin tek kryet në shenjë jete një bli. (Njeriu kthehet në drurë – mbeturinat e totemizmit primitiv).

Video