Gjykata e Lartë i jep dritë jeshile ankimit të Veliajt ndaj prokurorisë për “Nesti Angonin”

27 October 2026, 18:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata e Lartë i jep dritë jeshile ankimit të Veliajt ndaj
Erion Veliaj

Gjykata e Lartë ka vlerësuar se Gjykata e Tiranës është kompetente për shqyrtimin e ankimit të kryebashkiakut Erion Veliaj kundër vendimit të prokurorisë për të mos nisur hetimet për kallëzimin e tij ndaj “Nesti Angonit”.

Vendimi i Gjykatës së Lartë detyron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë ankimin e Veliajt, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të datës 8 maj 2026 për mosfillimin e procedimit penal.

Kryebashkiaku kërkon gjithashtu që gjykata të urdhërojë regjistrimin e procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve hetimore për çështjen.

Kallëzimi i Veliajt lidhet me dokumentin e firmosur nga “Nesti Angoni”, mbi bazën e të cilit nisi procedimi penal ndaj tij.

Sipas verifikimeve, ky person nuk rezulton të ekzistojë në regjistrat e gjendjes civile.

Tashmë Gjykata e Tiranës do të vendosë nëse prokuroria duhet të vijojë hetimet.


Video