
Arbër Gumnishta, i njohur me emrin artistik "Dj Dagz" ka humbur babain e tij.
Lajmin e trashtë e ka bërë të ditur partnerja e DJ Dagz, Einxhel Shkira, e cila ka publikuar në rrjetet sociale njoftimin zyrtar të familjes, përmes të cilit bëhet me dije edhe data e ceremonisë mortore.
“Me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë, ju njoftojmë se babai, bashkëshorti dhe vëllau ynë i dashur Naim (Limon) Gumnishta ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e familjes.
Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, me faljen e namazit të ikindisë, në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, në fshatin Begaj. Vetëm pak ditë me parë, DJ Dagz, tregoi se i ati ndodhej në gjendje të rënduar në spital, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Babai i tij ka ndërruar jetë, pas disa ditësh intubuar dhe në luftë për jetën.