Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama nuk është një opsion, pavarësisht kërkesave të studentëve.
Në përfundim të mbledhjes së grupit socialist, Balla u shprehu i hapur për dialog me studentët, por përjashtoi në mënyrë kategorike dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Po ashtu, Balla përjashtoi edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se studentët shqiptarë të marrin shembull nga ata serbë që protesta u konkretizua me votë.
Balla: Ka një parim, ti nuk e zgjedh dot kundërshtarin. Po ua them, Edi Rama është zgjedhur në 11 maj të 2025 kryeministër i Shqipërisë dhe ka mbështetjen e deputetëve të grupit parlamentar dhe të 862 mijë votuesve që kanë mbështetur PS për të vazhduar këtë mandat dhe dorëheqje nuk ka. Dialog pa dyshim, përjashto seksionin e dhunës së PD, që për turpin e Berishës dhunoi edhe pllakatet e dëshmorëve të 21 janarit. Dialog po, nëse duan ti cojnë listën e çështjeve le ti cojnë. Kryeministri insiston cdo ditë dialog.