Bojkoti i avokatëve shtyn seancën e Veliajt, gjykimi rinis më 3 nëntor

27 October 2026, 12:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bojkoti i avokatëve shtyn seancën e Veliajt, gjykimi rinis më 3

Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për më 3 nëntor, në orën 10:30, pasi avokatët e caktuar nga skema e ndihmës juridike falas refuzuan ta mbrojnë, duke iu bashkuar bojkotit të Dhomës së Avokatisë.

Bojkoti, që ka nisur më 8 shtator, lidhet me kundërshtimin e rregullores së GJKKO-së, të cilën avokatët pretendojnë se cenon ushtrimin e profesionit dhe të drejtat e mbrojtjes.

Veliaj ka kërkuar të përfaqësohet vetëm nga avokati i tij, Plarent Ndreca.


Video