Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Saranda është përfshirë këtë të enjte nga reshjet shiu, të cilat kanë nxjerë zbuluar punimet e cilësisë së dobët në infrastrukturën e qytetit nga kompania ‘Fusha’.
Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Voxnews.al shihet se si ujërat e zeza shpërthejnë në rrugë në afërsi të Limanit të qytetit.
Banorët fajësojnë punën e dobët të kompanisë 'Fusha', që shtroi rrugën dhe trotuaret.
Kompania, sipas tyre nuk ka ndërhyrë te kanalizimet e ujërave të zeza, megjithëse në projekt parashikohej.
Rruga ka përfunduar pak kohë më parë si financim i Bankës Botërore.