SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, duke marrë kompetencat e autoritetit kontraktor

1 Gusht 2023, 16:03Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inceneratori i Tiranës

Përmes një njoftimi të publikuar në ditën e parë të muajit të pushimeve zyrtare të administratës, Prokuroria e Posaçme njoftoi masën e sekuestros preventive të tre kompanive të lidhura, sipas akuzës, me koncesionin e inceneratorit të Tiranës.

Në të njëjtin njoftim, SPAK thotë se ka zbuluar pronarët realë të kompanisë koncesionare dhe citon Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Edhe tre kompanitë që janë vënë nën sekuestro, SPAK thotë se janë në pronësi të tyre.

Prokuroria e Posaçme i akuzon ata për falsifikim dokumentash dhe përfitim rimbursimi TVSH-je në shumën e 4 milionë eurove. Në fund, para sqarimit tradicional të njoftimeve të SPAK se gjithkush prezumohet i pafajshëm deri kur të shpallet fajtor, SPAK liston emra te tre kompanive të vendosura nën sekuestrim.

Ky është thelbi i njoftimit të prokurorisë së posaçme për këtë rast, që për dallim nga njoftime për akuza të ngjashme ku përfshihet korrupsioni nuk përmend asnjë autoritet shtetëror kontraktor, as autoritet shtetëror mbikëqyrës të kontratës dhe as përgjegjësitë e tyre.

I gjithë njoftimi rrotullohet rreth dy emrave, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Ai nuk thotë nëse procedura e zgjedhur për dhënien e këtij koncesioni është bërë në përputhje me ligjin, as që është e paligjshme dhe as përgjegjësit në rastin e dytë.

Ligji për prokurimet publike përcakton gjithashtu se autoritetet kontraktore, në këtë rast institucionet që kanë dhënë këtë koncesion duhet të ngrenë njësi monitorimi të zbatimit të kontratës. Në njoftimin e SPAK shmanget, me apo pa qëllim ky detaj duke lënë pa përgjigje dy pyetje:

E para, kush është autoriteti kontraktor në koncesionin e inceneratorit të Tiranës dhe çfarë përmbajnë raportet e njësive të mbikëqyrjes së zbatimit të kontratës për këtë incenerator?

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video