Projekt 52 MILION euro/ Biznesmeni i arrestuar Pëllumb Gjoka, 'Investior Strategjik' i qeverisë!

27 July 2023, 16:36Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Projekt 52 MILION euro/ Biznesmeni i arrestuar Pëllumb Gjoka,
Biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe kryeministri Edi Rama

Biznesmeni Pëllumb Gjoka i arrestuar nga SPAK si anëtar i grupit të strukturuar kriminal rezulton se në vitin 2021 është shpallur Investitor Strategjik nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Në vendimin e Komitetit të Investimeve strategjike të Korrikut të viti 2021 biznesmenit Pëllumb Gjoka i është miratuar statusi i Investitorit Strategjik për projektin “Silver Sand Resort” me subjekt aplikues “Imperial Group”.

Kompania përfituese sipas dokumenteve në qendrën kombëtare të biznesit zotërohet me 56% nga biznesmeni Pëllumb Gjoka ndërsa pjesa tjetër nga familjarët e tij Alida Gjoka dhe Kolë Gjoka me nga 22% secili.

Pra biznesmeni Pëllumb Gjoka ka më shumë se gjysmën e aksioneve të kompanisë “Imperial Group”.

Në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike rezulton  se projekti “Silver Sand Resort” i biznesmenit Pëllumb Gjoka parashikohej të shkonte afërsisht në 52 milion euro.

Ky projekt parashikonte realizimin e një kompleksi turistik i cili përfshinte një hotel pranë shëtitores kryesore, 1 hotel me 5 yje si dhe apartamente dhe vila të llojeve të ndryshme. Ky investim strategjik ishte parashikuar të realizohej në Shkodër.


Video