Qesharake/ Ahmetaj flet për ortak inceneratorësh, por a ka qënë vet ai ortak në këtë biznes?!

18 July 2023, 21:09Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qesharake/ Ahmetaj flet për ortak inceneratorësh, por a ka
Arben Ahmetaj pas largimit nga Shqipëria

Ish-ministri Arben Ahmetaj, reagoi sot për herë të dytë lidhur me akuzat që i bëhen për përfshirje në korrupsion me inceneratorët.

Reagimi i tij erdhi menjëherë pas një lajmi të publikuar ditën e sotme se janë zbuluar tre transferta bankare me një shumë prej 1.8 milionë euro në llograinë zvicerane të bashkëjetueses së tij.

Ahmetaj u hodh në sulm duke folur ndër të tjera edhe për “ortakë inceneratorësh”, por ky reagim duket krejtësisht qesharak, pasi është vetë ai që ndodhet në qendër të të gjitha akuzave që ngrihen sot për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash.

"Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve", deklaroi Ahmetaj për lajmin e transfertave prej 1.8 milionë euro.

Ahmetaj ishte personi që ka lidhur të gjitha fijet për realizimin e inceneratorëve, që në vetvete nuk janë vepra të këqija, përkundrazi shpëtuan 3 qarqe nga ndotja masive. I vetmi gabim në çështjen e inceneratorëve është se Ahmetaj legjitimoi korrupsionin, pasi ka qenë ai i pari që ka përfituar padrejtësisht, duke vendosur kushte.

Rasti më flagrant që dihet nëpër tavolinat e biznesit ishte kur Ahmetaj donte t’i grabiste ish shokut të tij të ngushtë Mirel Mërtirit, koncesionin për inceneratorin e Fierit, dhe t’ia jepte 2 oligarkëve të tjerë, njëri që përmendet në dosje dhe tjetri një biznesmen i njohur nga Kosova.

Pikërisht këtu është dhe saga e nisjes së sulmit ndaj incenetatorëve, i sponsoruzuar personalisht nga Arben Ahmetaj. Ky i fundit goditi ish miqtë e vet Mërtiri dhe Zoto, për t’i venë nën presion, dhe më pas për t’i grabitur biznesin me 2-3 oligarkë të tjerë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video