OKB: Qeveria shqiptare nuk ka llogaritur mirë kostot e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit

1 April 2022, 20:03Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

OKB: Qeveria shqiptare nuk ka llogaritur mirë kostot e zhvillimit të

OKB në Shqipëri ka startuar procesin e hartimit të Kuadrit të parë Kombëtar të Integruar të Financimit. Programi synon të informojë partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë për shtyllat e tij dhe ndërlidhjen e harmonizimin me dokumentet e ligjet e tjera të politikave kombëtare.

Sipas OKB, Shqipëria përballet me sfida në përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm sipas Axhendës 2030, përfshirë këtu edhe në vlerësimin e kostove.

Duke punuar në partneritet me Qeverinë e Shqipërisë, Programi synon të zgjerojë kapacitetet institucionale në nivel kombëtar dhe vendor për zhvillimin e zgjidhjeve të realizueshme dhe identifikimin e hapësirës fiskale për të rritur në mënyrë progresive shpenzimet e lidhura me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri dhe për t'i integruar këto në kuadrin buxhetor kombëtar.

Një nga komponentët kryesorë të programit është zhvillimi i Kornizës së parë të Integruar Kombëtar të Financimit për Shqipërinë. INFF është një mjet i ri planifikimi dhe ofrimi për financimin e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel kombëtar. INFF shërben për të hartuar gamën e plotë të burimeve të financimit - publike dhe private, vendase dhe ndërkombëtare - si dhe mjetet jofinanciare të zbatimit që janë në dispozicion, duke përcaktuar kështu një strategji financimi për rritjen e burimeve, menaxhimin e rreziqeve dhe arritjen e qëndrueshme.

Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së, vendosur në kuadër të Axhendës 2030 janë 17, mes të cilëve eleminimi i varfërisë, zero uri, shëndetësi e mirëqënie, arsim cilësor, barazi gjinore, energjie e përballueshme dhe e pastër e të tjera.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video