Mediat që kontrollon Ahmetaj, e cilësojnë Alda Klosin si të punësuar tek Edi Rama

8 Janar 2023, 18:30Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Ahmetaj dhe Alda Klosi

Kur u raportua fillimisht për identitetin e pronares që pastruesja i kishte vjedhur mijëra euro e bizhuteri në banesë një pjesë e mediave raportuan ngjarjen ashtu siç është, pra që Alda Klosi është bashkëpunëtorja e ngushtë e Arben Ahmetajt në të gjitha ministritë që e postet që ai ka mbajtur.

Klosi ka qenë shefe kabineti e Arben Ahmetajt kur ky i fundit drejtonte Ministrinë e Financave dhe kohë kur është dhënë koncesioni i inceneratorit të Fierit.

Ky ishte njëri prej detajeve që u shpalosën nëpër mediat vizive e ato online.

Por, në një pjesë të mirë të mediave lajmi qëndroi vetëm për pak kohë me këto detaje. Ato u ndryshuan dhe nga bashkëpunëtore e ngushtë e Ahmetajt, të njëjtat media e bënë Alda Klosin si punonjëse të Kryeministrisë, pra të Edi Ramës.

Ndryshimi në këto raportime me të drejtë ngre disa pikëpyetje. Kryesorja është nëse ka ndërhyrë Arben Ahmetaj të mediat në fjalë për të mos e lidhur emrin e Alda Klosit me veten, por me Edi Ramën?

Përgjigja anon më shumë nga ‘Po’-ja dhe të këtij mendimi janë edhe një pjesë e mirë e gazetarëve. Gazetari Adriatik Doçi, që ka depozituar në SPAK një kallëzim për mospërfshirjen e provave që tregojnë përfitimet financiare të Arben Ahmetajt nga Klodian Zoto, veç shënjestron thumbon edhe opozitën.

“Më e rëndë se sa mungesa e veprimit të drejtësisë është heshtja e mjerueshme e opozitës së blerë dhe e disa mediave, vetëm për të mos përmendur emrin e Arben Ahmetajt, i cili perceptohet si politikani i dytë më i korruptuar në Shqipëri, pas mentorit të tij, Ilir Meta”, shkruan ai.

Mediat që kontrollon Ahmetaj, e cilësojnë Alda Klosin si të

 

“Shtypi opozitar nuk e përmend që pastruesja ka vjedhur shefen e kabinetit të Arben Ahmetajt. Imagjino, të tredhi edhe Beni dhe pastaj habiten pse nuk i merr njeri seriozisht”, thotë gazetari tjetër, Dritan Hila.

Gazetari Habjon Hasani përdor ironinë për të goditur fenomenin e heshtjes së mediave.

“Kam dy orë që i bëj refresh BIRN-it për lajmin e Ahmetajt. Jam duke pritur pritur atë titullin e tyre babaxhan dhe asnjëanës: ‘Ekskluzive, flet Beni Ahmetajt: Nuk e kuptoj pse më pyesni mua për këtë çështje. Unë s’kam pastruese, i marr vetë pluhurat në shtëpi”, shkruan ai.

 

Mediat që kontrollon Ahmetaj, e cilësojnë Alda Klosin si të

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video