Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i këngëtares Elsa Lila, si pjesë e një bande të trafikut të drogës në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se këngëtarja shqiptare ishte në rolin e financieres.
Elsa Lila ka qenë pjesë e një grupi të trafikimit të lëndëve narkotike, së bashku me ish-boksierin shqiptar Petrit Bardhi.
Ai është emër i njohur për policinë italiane pasi në korrik të vitit 2015 u vu në pranga në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza, së bashku me Arben Zogun (“Riccardino”) dhe Fabrizio Diabolik Piscitelli.
Riccardino (Arben Zogu), Titty (Petrit Bardhi) dhe Plutoni ishin pjesë e klanit italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës.
Grupi i shqiptarëve me qendër në Acilia kishte si synim lokalet e qytetit.
Kush e drejtonte grupin?
Mediat italiane raportojnë se grupi shqiptaro-italian drejtohet nga një shqiptar dhe një italian.
Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur për shkaqe hetimore, ndërsa për shqiptarin thuhet se ndodhet jashtë Italisë dhe është shpallur në kërkim.
Si funksiononte grupi?
Ata përdorën një lokal në Acilia si bazën e tyre të operimit ku mbanin takime teknike për të menaxhuar trafikun e drogës në rrethe të ndryshme të Romës.
Droga që ruhej fillimisht në një magazinë në zonën e Torrevecchia dhe kupola ishte në Torpignattara dhe në Marranella.
Gjatë hetimeve u sekuestrua më shumë se një ton drogë.
Grupi drejtohej nga dy persona, një roman dhe një shqiptar: ky i fundit aktualisht është në kërkim si i arratisur jashtë vendit.
Ishin ata që menaxhonin tregtinë e hashashit dhe marijuanës që silleshin në Romë dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë territorin, por qendra operative e organizatës ishte ende në Acilia nga ku nisnin porositë për filialet e shpërndara në të gjithë kryeqytetin.
VOXNews.al