Kush janë 10 deputetët shqiptarë që harxhojnë më shumë karburant

14 March 2022, 13:41Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush janë 10 deputetët shqiptarë që harxhojnë më
Kryeministri Rama perpara Kuvendit

Duke analizuar të dhënat e pagave dhe shpërblimeve, 1 deputet shpenzon nga buxheti i shtetit rreth 5 mijë euro në vit, ndërsa 127 parlamentarët, pasi 13 janë pjesë e qeverisë, harxhojnë në vit plot 480 mijë euro vetëm për karburantin.

Por ligjvënësit shqiptarë nuk përfitojnë vetëm karburantin në ushtrimin e detyrës së tyre.

Një deputet trajtohet gjithashtu edhe me pagesë mujorë për telefonin, bonus qiraje për ata që vendosin të qëndrojnë në Tiranë, dieta për udhëtimet zyrtare dhe pagesa për pjesëmarrje në komisionet parlamentare.

Vetëm nga një vështrim i thjeshtë në listën e përfitimeve të muajit të fundit rezulton që 127 deputetët kanë përfituar plot 4.437.383 lekë.

Por meqë jemi në një situatë ku karburanti është shtrenjtuar jashtë mase, Panorama ka bërë një listë se kush janë deputetët që kanë harxhuar më shumë karburant.

Pavarësisht se cilit krah politik i përkasin dhe largësisë edhe përfitimet e deputetëve për punën në Kuvend gjatë një muaji ndryshojnë.

Duke u hedhur një sy përfitimeve të ligjvënësve për muajin janar rezulton se nga pagesa e karburantit, telefonit, dietave dhe pjesëmarrjes në komisione ka nga ata që i kanë kaluar 1 milion e gjysmë lekë përfitime neto në muaj për të gjitha të bashku.

Kush janë 10 deputetët shqiptarë që harxhojnë më
Lista e deputeteve

Kështu, deputetja e PD-së së Shkodrës, Greta Bardeli, është në krye të listës pasi ka përfituar më shumë në muajin janar plot 197.5 mijë lekë.

I dyti në radhë renditet deputeti i PSD-së i Shkodrës, Gledis Çeliku, me 173.9 mijë lekë.

Në radhë i treti renditet deputetja e PD-së në qarkun e Fierit, Eralda Bano, me 172.9 mijë lekë dhe në vendin e katërt renditet Niko Kuri i PS në Vlorë me 166.6 mijë lekë.

Tre deputetët rezultojnë të kenë përfituar të njëjtën shumë gjatë janarit. Nusret Avdulla i PD-së në Fierit ka përfituar 165.9 mijë lekë, Enslemvera Zake e PS-së në Korçë 165.9 mijë lekë dhe Baftjar Zeqaj i PS-së që përfaqëson Fierin 165.9 mijë lekë.

Ndërkohë, Sorina Koti e PD-së, deputete në qarkun e Korçës, ka përfituar 157.4 mijë lekë, Lindita Buxheli e PS e Fierit 156.2 mijë lekë dhe Ilir Penadvinji i PS-së së Korçës 155.7 mijë lekë.


Video